Flash News

KRYESORE

Frika nga tërmetet, në Korçë banorët e kalojnë natën jashtë banesave

Frika nga tërmetet, në Korçë banorët e kalojnë

Dhjetëra banorë të Korçës e kanë kaluar natën në qiell të hapur nga frika se mos binte sërish tërmet.  Ata kanë marrë batanijet dhe mbulesat duke u vendosur grupe-grupe në lulishtet apo ambientet publike pranë pallateve. Me familjet është takuar prefekti Dhori Spirollari cili i garantoi se po merren të gjitha masat për përballimin e situatës.

Këta janë persona të cilët banojnë në katet më të larta të pallateve dhe si pasojë e lëkundjeve banesat kanë pësuar çarje e tani akne frikë që të rikthehen.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan nga tërmeti i rënë në orën 16.21 të së mërkurës. Drejtuesit e pushtetit lokal kanë vënë në lëvizje shtabet e emergjencave civile për çdo të papritur nga vazhdimi i tërmeteve.

Të fundit