Flash News

KRYESORE

Frika nga tërmeti, mbyllen kopshtet dhe çerdhet e Tiranës

Frika nga tërmeti, mbyllen kopshtet dhe çerdhet e Tiranës

Frika nga tërmeti ka detyruar që disa administrata dhe institucioneve në vend të mbyllin punës sot disa orë para orarit zyrtar.

Kështu, disa nga kopshtet e çerdhet e Tiranës kanë lajmëruar përmes telefonave të gjithë prindërit që të paraqiten më herët për të marrë fëmijët e tyre, nga frika prej tërmeteve që kanë vijuar me lëkundje të herë pas hershme që pas orës 11.00.

“Për shkak të frikës nga tërmetet, fëmijët sot nuk do të qëndrojnë me fjetje”, kanë njoftuar disa nga kopshtet e Tiranës.

Deri tani janë raportuar disa dëme materiale me plasaritje të forta e çarje në disa shtëpi banimi, pallate etj.., pas lëkundjeve të forta me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter.

Të fundit