Flash News

KRYESORE

Frika nga turpërimi, Japonia nuk guxoi të rrëzonte raketën e Koresë së Veriut

Frika nga turpërimi, Japonia nuk guxoi të rrëzonte raketën e

Të martën në mëngjes një raketë balistike ‘Hwasong-12’ u lëshua në afërsi të Pehnianit, për t’u rrëzuar në detin e Japonisë. Ajo përshkroi për dy minuta territorin verior të Japonisë duke shkaktuar alarm në ishull.

Raketa që arriti një lartësi prej 550 kilometrash u identifikua menjëherë nga një prej katër satelitëve me infra të kuqe të vendosur në hapësirë nga SHBA, ndërsa sistemi japonez i alarmit njoftoi qytetarët e zonës e veriut nëpërmjet mesazheve në celular, radio dhe televizione.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera deklaroi se vendimi për të mos e rrëzuar raketën u mor pasi ajo nuk kishte objektiv territorin e tyre, por ekspertët mendojnë ndryshe.

Lance Gatling dhe Stephen Nagy mendojnë se vendimi i Tokios për të mos rrëzuar raketën koreano-veriore është marrë nga frika e një turpërimi të mundshëm. Ata shprehen se raketa ka lëvizur me shpejtësi të madhe dhe në një distancë të largët, që është edhe kufiri për shkatërruesit japonez ‘Aegis’.

Nëse operacioni do të kishte dështuar, thonë ekspertët, Tokio do të turpërohej në sytë e gjithë botës, ndërsa Pehniani do të siguronte një fitore të rëndësishme.

Të fundit