Flash News

KRYESORE

Frika nga Turqia dhe Rusia, Mogherini: Të hapim negociatat me Shqipërinë për të mos u lënë hapësirë aktorëve të tjerë

Frika nga Turqia dhe Rusia, Mogherini: Të hapim negociatat me

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u tregua shumë e qartë në prezantimin e proges-raportit kur tha se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë është “zgjidhje për të mos humbur rezultatet e arritura së bashku dhe për ta bërë ta pëkthyeshëm përparimin” e këtyre dy vendeve.

Mogherini tha se vullneti i BE-së është që ushtrojë në mënyrë të qëndrushme pushtetin në Ballkanin Perëndimor dhe të mos i lërë hapësirë aktorëve të tjerë, duke iu referuar Turqisë, Rusisë dhe Kinës.

Zyrtarja e lartë BE-së përmendi edhe marrëveshjen e Shqipërisë me BE-në për kontrollin e kufijve të shtetit tonë nga agjencia FRONTEX, vendim i marrë pas presionit të vazhdueshëm nga Brukseli për trafikun e kanabisit drejt Greqisë dhe Italisë.

Shqipëria një hap më pranë BE-së, por Edi Rama nuk heq dorë nga veprimi jo-transparent dhe anti-demokratik

Të fundit