Flash News

KRYESORE

Frika nga virusi i ri, ndalohet hyrja e mjeteve edhe nga Kosova në Shqipëri

Frika nga virusi i ri, ndalohet hyrja e mjeteve edhe nga Kosova në

Ndonëse deri tani Kosova është ndër të paktat vende që nuk ka shënuar ende asnjë rast të prekur me coronavirus, Shqipëria ka ndaluar qarkullimin e mjeteve private prej andej.

Ky vendim është marrë si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, më përjashtim të mjeteve të shëndetësisë, apo tregtare.

“Duke filluar nga data 13.03.2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit – veturat e Republikës së Kosovës.

• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë – ndihmës së shpejt, automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.

• Kjo masë do të zgjasë deri më 15.03.2020 në orën 24.00”, thuhet në vendimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Të fundit