Flash News

KRYESORE

“Frikacak, nuk more hak për kushëririn”, zbardhet motivi i atentatit te Komuna e Parisit

“Frikacak, nuk more hak për kushëririn”, zbardhet motivi i

Është zbardhur motivi i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, tre ditë më parë, pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas ‘Balkanweb’, 25 vjeçari kishte debatuar me autorët pak ditë përpara atentatit lidhur me qëndrimin që ai kishte mbajtur ndaj vrasjes së djalit të dajës. Autorët e kanë quajtur Hoxhën frikacak sepse nuk ka marrë hak për kushëririn e tij.

Ndërkohë, një ditë përpara atentatit, Hoxha dhe agresorët janë përplasur fizikisht në sheshin ‘Nënë Tereza’. Pas sherrit ata janë larguar dhe i kanë thënë 25 vjeçarit në mënyrë kërcënuese se “do flisnin” përsëri.

Të enjten, autorët e plagosën me një plumb në shpatull Lorenc Hoxhën, në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Të arrestuarit:

Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.  

Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë

Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

 Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Të fundit