Flash News

KRYESORE

“Frikë nga një grabitje e 5-të", Shoqata e Bankave: Krimi më i fuqishëm se sistemet mbrojtëse

Kreu i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, kërkon rritjen e masave të sigurisë nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar ndonjë grabitje tjetër. Në emisionin ‘Të pakespozuarit’, ai sqaroi se krimi ka avanzuar më shumë se sa sitemet mbrojtëse.

“Në vlerësimin që bëjmë ne tregon se krimi ka avancuar më shumë se sa sistemet tona të mbrojtjes. Mënyra se si veprojnë e dalin të pa lagur. Dua të them se rastet e pazbardhura frymëzojnë raste të tjera. Mund të kemi një rast të të. Për ne duhet që institucionet përkatëse të avancojnë më shumë në teknologji”

Pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se pse paratë dërgohen jashtë shtetit, por nuk qëndrojnë në vend, ai sqaroi: “Bankat punojnë me të gjitha llojet e monedhave në qarkullim, pra që nga leku, por edhe euro, paund e franga. Ne jemi të lidhur me vendet e tjera për shëmbime tregtare. Shumicën e mallrave e importojmë dhe duhet të dërgojmë para në vendet ku blejmë. Nëse blen një mall jashtë si do ja çosh lekët? Bankat bëjnë kalimin drejt shitësit. Ky është funksioni i parë, i domosdoshëm për transfertat tregtare. Ne kemi lekun monedhë kombëtare, bankat janë të detyruara të kryejnë këtë lloj kalimi. E dyta është sigurua mblidhet shumë kesh në valutë dhe nuk mbahet dot në dhomat e kasafortave që kanë bankat, pra kjo tepricë likuiditeti çohet jashtë për investime”, përfundoi ai.

Rinas/ Historiku i grabitjeve të miliona eurove në zonën që duhet të ishte më e sigurta në Shqipëri

Të fundit