Flash News

KRYESORE

Frikë se humbni nga koalicioni i opozitës, Balla: PS do kandidonte me 2100 kandidatë në Tiranë; Rakipllari: Në pushtet nuk erdhët ‘vetëm’

Frikë se humbni nga koalicioni i opozitës, Balla: PS do kandidonte me

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla deklaron se heqja e koalicioneve tradicionale me kodin e ri zgjedhor ishte detyrim që buronte sipas tij nga listat e hapura.

Duke folur në ‘Opinion’, Balla mori shembull koalicionin e PS dhe se do ishte kaotike pasi vetëm për Tiranën do kandidonin 2100 persona.

Fevziu: A kishit frikë nga një koalicion i opozitës së bashkuar, se mund t’ju mundte në zgjedhje e 25 prillit?

Balla: Ju e dini se tre vite më parë në një dakordësi të madhe politikë bëmë zgjedhje me sistemin ku shqiptarëve të zgjedhin pa koalicione. Një prej kërkesave më të vjetra të opozitës së bashkuar ishte të vlerësojmë që të shkojmë te votimi elektronik. Me atë sistem nuk mund të garantoje kurrë një flete votimi me lista të hapura.

Rakipllari: Ju në pushtet me këtë formë erdhët, me koalicion.

Balla: Në 2017 nuk pranonte të hynte në zgjedhje nëse nuk do kishim votim elektronik. I kemi mundësitë që pas kodit të ri të shkojmë në mundësitë për të numëruar e votuar elektronikisht. Nëse do kishim të njëjtit sistem, koalicioni i PS i 2013 do kishte në Tiranë 2100 kandidatë. Vetëm në Tiranë do kandidonin 4 mijë kandidatë. Nëse Basha është i njëjti që ka qenë në 17 maj kërkoi asokohe heqjen e koalicioneve kjo ka ndodhur, Kjo formë koalicionesh që kemi sot, por me listë të përbashkët ishte detyrim që buron nga hapja e listave.

Të fundit