Flash News

KRYESORE

Frikësoheni nga insektet? Në fakt duhet t`i hani

Disa njerëz i kanë frikë, të tjerë neveri e ka nga ata që nuk i zë as gjumi nëse kuptojnë që kanë një insekt në ambientin e tyre. Por me siguri ju nuk e dini që pot ë konsumoni insekte i bën mirë shëndetit tuaj.

Shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të konsumojnë sa më shumë insekte, pasi në përmbajtje të tyre ka shumë hekur, madje shumë më tepër se tek mishi i kuq që ne konsumojmë rëndom. Gjithashtu insektet kanë shumë magnez.

Sipas hulumtuesve të Shoqërisë Amerikane Kimike (ACS), karkaleci i tokës ka më shumë veti ushqyese se sa mishi i viçit. Sipas shkencëtarëve insektet kanë përmbajtje të lartë të proteinave, kanë shumë pak karbohidrate dhe sigurojnë vitamina, minerale dhe yndyrna të mira. Ndaj insektet duhet të jenë patjetër në dietën tuaj ushqimore.

Të fundit