Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Frrok Çupi, një emër i njohur në botën shqiptare të gazetarisë, u kthye në qendër të opinionit publik këto ditë. Së pari shkroi për vdekjen e nënës së Kryeministrit tonë, Edi Rama, ditën e varrimit të saj. Duke qenë se Çupi kishte vjellë vrer të madh për të shoqin dhe të birin e saj, 8 vjet të shkuara, u bëra mjaft kurioz të lexoja se çfarë do thoshte sot. Shkrimi fillonte me fjalinë:
“Po them për nënën e Edi Ramës që shkoi sot në mëngjes, dhe për nënën time që ka shkuar shumë vite më parë. Ka mes tyre një ndjesi sikur dita e fundit e njërës ka jetuar përmes ditës së fundit të tjetrës, në një distancë me shumë vjet”.
E pabesueshme!
Po bënte një përqasje mes nënës së tij të vdekur kushëdi sa vite më parë në Mirditë dhe personazhit të ditës, nënës së sapovdekur të Kryeministrit më të pushtetshëm në historinë e Shqipërisë. Përtej gjithçkaje që do shkruante më poshtë, futja e pronorit “ime”, “nëna ime”, “miqtë e mi”, “sulmet e miqve të mi” m’u duk një përpjekje vulgare për protagonizëm. Ishte si një femër që vishet me të kuqe dhe bën tualet të rëndë kur shkon në funeral.
50% e shkrimit i dedikohej Frrokut, nënës së tij dhe vuajtjeve të Frrokut prej gjuhës së keqe ndaj saj “për shkak të tij”.
Aty përmendeshin me delikatesë, dashuri, përkëdheli e afërsi prej biri nënat e Edi Ramës, Spartak Ngjelës e Gramoz Pashkos. Aty mësova se nënat e tyre quheshin Neta, Vera dhe Eleni. Në listën e nënave me të cilat Frroku krahasonte të tijën, bashkë me të sipërpërmendurat, ishte edhe nëna e Sali Berishës. Por asaj nuk ia përmendte emrin as me përkëdheli e asfare. Mundet edhe të mos ia dinte. As nënës së tij mirditore nuk ia përmendte emrin. Se ato nuk kishin rëndësi, ato ishin nëna të paemra në raport me “qytetaret” e tjera, një kompleks inferioriteti që nuk po i del qysh ditën kur mbërriti në Tiranë, nga Mirdita. Frroku nuk ka shokë “malokë” megjithëse vjen nga malet as katundarë, as lezhjanë e mirditas. Jo. Frroku mendon se “veriorët janë ujk për njëri tjetrin” ndaj larg tyre. Frroku është shok me ish bllokmenët, qytetarët e jugut. Nëna e Frrokut nuk ka emër në shkrim sepse qëllimi nuk është ajo, është i biri, shkruesi. Ajo nuk duhet t’i bëjë hije të birit duke pasur emër. Mjafton të thuhet “Nëna e Frrokut”.
Neta, Vera dhe Eleni kishin emra, ato vinin nga qyteti. Mirëpo për t’i paraprirë këtij kontrasti që kërciste shumë, Frroku thotë pak më poshtë në shkrim:
“Këto lloj nënash (e Frrokut) dukej sikur nuk ngjasonin fare me nënat e qytetit, por në fakt në thelb nuk kishin asnjë ndryshim.
Thelbi i shkrimit qëndronte. Nënat janë të pafajshme për mëkatet e të bijve, nënat e vdekura kurrë nuk duhet të shahen.
Mirëpo në stomak më rrinte pezull përpjekja “kurvërore” e gazetarit për të vjedhur vëmendje në ditën e vdekjes së nënës së kryeministrit. Dukej se atë shkrim e kishte shkruar kohë përpara se të vdiste Neta e ndjerë për të bërë përqasjen me nënën e tij të paemër. Si në pjesën e Çajupit.
Kompleksi i servilit të pakpërfillur shpërfaqej edhe më poshtë, në qëndrimin po kaq me pekule ndaj babait të Kryeministrit të vdekur kohë më parë. Teksti që shkruante për Kristaqin e ndjerë ishte si më poshtë:
“Këshilltarët e presidentit, që në mëngjes pasi nëna e Edit dha shpirt, vërshuan të publikojnë vjershat e një poeti nga Kukësi që u var tragjikisht në regjimin komunist, dhe që këta duan t’ia ngarkojnë Kristaqit. Një marrëzi me dashje e regjimit stalinist ‘anti- komunist’. Tani priten postime të tjera prej ‘zombie’ në media sociale”
Jam dakord që vullneti i Kristaq Ramës nuk kishte të bënte me fatin e poetit të varur në litar. Nëse Kristaqi nuk do të firmoste mundej të vuloste fatin e vet, në të ardhmen, por poeti përsëri do pushkatohej. Mirëpo Kristaqi mund të refuzonte pjesëmarrjen në këtë Komision qysh në krye të herës, mundej të merrej me art, skulpturë, pikturë. Askush nuk e detyronte pjesëmarrjen në krye të një komisioni dëbim-internimi.
Frroku vetë mendonte ndryshe më 20 Shkurt 2012 në një intervistë televizive. Sali Berisha po futej në vitin e tetë e të fundit të qeverisjes së tij, shumica e publikut e shihte Ramën si Kryeministrin e ardhshëm. Mirëpo jo edhe Frroku që kërkonte “zhdukjen e tij nga politika si pasardhës i të atit vrasës”.
“Mos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkruaj “lajmëtari” si mbiemër mashkullor dhe Sonila si emër “femëror”.
Këtu shkrimi mbaroi për mua. Një mizogjin gjithë komplekse, një vrerëhedhës, arrin të bëjë publike një frazë të tillë në një media të licensuar publike? Çfarë duhej të mendonte publiku kur të lexonte këtë fjali përveçse linçim, denigrim, fyerje, mizogjinizëm i kulluar?
Frroku delikat i Netës, Elenit apo Verës, i kompleksuari i periferisë për nënat e Bllokut, përdor një gjuhë të tillë ndaj një nëne të re, kurajoze, kundërshtare të pushtetit, një gazetareje televizive qendrore prej 20 vitesh? Çfarë rëndësie ka se çfarë shkruan më poshtë nëse niveli i urrejtjes, përdorimit shkon deri në këtë nivel?! Si mundet një burrë rreth të 70-ave që mund të ketë mbesën në klasë me vajzën e Sonilës të shkruajë me gjuhën e rrugaçëve të rrugës? Si mundet të mos ndërhyjë autoritetet që kontrollojnë gjuhën e përdorur nga mediat online?
Sonila duhet të ndjehet mirë kur sulmohet nga Frroku. Ai përzgjedh të sulmojë ata që i reflektojnë atij diçka nga fama e tyre. Përmes sharjes së tyre ai gjallon vanitetin e vet. Të gjitha ato që ia thotë Sonilës janë pamundësitë e veta. Ai nuk mund të bëjë buzët, ai nuk mundet të jetë figurë qendrore, ai nuk mundet të jetë vetvetja. Personaliteti i tij gjithmonë do të jetë hijëzim i të tjerëve: të pushtetshmëve, qytetarëve, pasanikëve apo bukurosheve. Ai do të shajë apo lavdërojë (është e njëjta gjë për të) gjithmonë të tillë njerëz me shpresën që pak nga vëmendja e këtyre të reflektohet e ta zeznojë edhe atë vetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38