Flash News

KRYESORE

“Frymëmarrje” nga covid-19, asnjë viktimë dhe 100 të shëruar në 24 orët e fundit

“Frymëmarrje” nga covid-19, asnjë viktimë dhe 100

Për herë të parë pas shumë javësh, në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga covid-19.

Po ashtu, lajm i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë se në këtë hark kohor janë regjistruar edhe 100 të shëruar pas infektimit, ndërsa janë shënuar edhe 134 raste të reja me COVID19.

“Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:

61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier,

5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,

nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë”, tha Dr. Flutura Beqo.

Të fundit