Flash News

KRYESORE

Frymëzoi mijëra të rinj në botë, fjalimi i 16-vjeçares: Po, kemi nevojë për shpresë, por më shumë për veprim

Frymëzoi mijëra të rinj në botë, fjalimi i

Nxënësit dhe studentët në mbarë botën protestojnë sot për të kërkuar reagim për ndryshimet klimatike. Shumë prej tyre u frymëzuan nga 16-vjeçarja Greta Thunberg, e cila u nominua për çmimin Nobel të Paqes.

Në një fjalim motivues në TED, ajo ka treguar për jetën e saj dhe se si nisi gjithë qëndresa e saj për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për të vepruar.

“Kur isha rreth 8 vjeç, dëgjova për herë të parë për diçka që quhej "ndryshimi i klimës" ose "ngrohja globale". Me sa dukej, kjo ishte diçka që njerëzit e kishin krijuar me mënyrën të jetesës”, nis fjalimin Greta.

Pra, kur isha 11 vjeç u bëra e sëmurë, rashë në depresion, nuk flisja dhe nuk haja. Për dy muaj kam humbur rreth 10 kg. Më vonë, u diagnostikova me sindromën Asperger. Kjo në thelb do të thotë se unë flas me veten, kur mendoj se është e nevojshme. Tani është një nga ato moment”, vijon ajo.

16 vjeçarja shprehet se vendet e pasura si Suedia duhet të fillojnë reduktimin e emetimeve të gazrave me të paktën 15% çdo vit dhe ngre pyetjet: Pse nuk i reduktojmë emetimet? Pse ato në fakt janë ende në rritje? A po shkaktojmë një zhdukje masive? A jemi të këqinj?

“Dhe po, kemi nevojë për shpresë. Sigurisht, që kemi. Por e vetmja gjë që na nevojitet më shumë se shpresa është veprimi. Sapo të fillojmë të veprojmë, shpresa gjendet kudo. Pra, në vend që të kërkoni shpresën, kërkoni veprim. Atëherë dhe vetëm atëherë, shpresa do të shfaqet”, shprehet Greta, që u bë frymëzim për mijëra të rinj.

https://www.facebook.com/TED/videos/1159842904180881/UzpfSTEwMDAwMDg5NDg1NzM2MzoyMjk2MTQ1ODA3MDkxODky/

Të fundit