Flash News

KRYESORE

Fryrje buzësh edhe në parukeri, Erjona Shehu paralajmëron rrezikun nga sëmundjet fatale

Fryrje buzësh edhe në parukeri, Erjona Shehu paralajmëron

Ndërhyrjet estetike dhe përmirësimi i defekteve kryesisht në pjesë të fytyrës është kthyer tashmë në një trend për shqiptarët. Vajzat dhe gratë janë ‘frekuentuesit’ më të shpeshtë të këtyre ndërhyrjeve, ndërsa është vërejtur se tashmë disa prej këtyre shërbimeve, si fryrja e buzëve, apo pjesë të tjera të trupit me ‘lifting’ realizohet edhe në parukeri e qendra të ndryshme estetike.

Dermatologia Erjona Shehu në një intervistë për Top Channel, paralajmëron rrezikun që u kanoset këtyre klientëve, pasi shumë prej këtyre qendrave nuk janë të certifikuara për të kryer këto lloj ndërhyrjesh.

“Ku ka shpime, ka rrezik. Duhen ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon gjithë ky zinxhiri i rikuperimit të shenjave të plakjes. Për shkak të mungesës së filtrave, ne jemi shumë më të ekspozuar. Që të punosh me gjakun e dikujt, nuk realizohet me ambient luksoz dhe teknologji, por duhet të kesh certifikim”, shprehur Shehu, e cila i referohet edhe rasteve të infektuara me HIV/AIDS në ShBA, për të mos folur për pasoja të tjera në fytyrë, në rast se ndërhyrja nuk shkon siç duhet.

Të fundit