Flash News

KRYESORE

Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, deputeti i ri rrezikon të humbë mandatin

Ai është një ndër deputetët, të cilët pranuan mandatet pasi opozita reale doli nga Parlamenti.

Bëhet fjalë për Selami Jenisherin, njëherësh kreu i Partisë së Pensionistëve.

Mësohet se ai nuk ka deklaruar në formular një dënim me 8 muaj nga Gjykata e Shkodrës, për akuzën e mashtrimit në vitin 2001, që e ka apeluar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka lënë në fuqi.

Në kushte të tilla, Jenisheri rrezikon të humbasë mandatin.

Selami Jenisheri ka qenë pjesë e listës së zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2017, në radhët e Partisë Demokratike në Shkodër.

Të fundit