Flash News

KRYESORE

Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, KQZ shkarkon nga detyra kryebashkiakun Agim Kajmaku

Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, KQZ shkarkon nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.

Pas mbledhjes së sotme, për shqyrtimin e verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ ka vendosur me 5 vota pro t’i heq mandatin Kajmakut, pasi akuzohet se gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të mëhershëm për falsifikim parash në Greqi.

"KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë", u shpreh kreu i KQZ, Zguri.

Po ashtu, Kajmaku ka të drejtë ankimimi brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjerë, Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Pak ditë më parë, Prokuroria ka konfirmuar se pas verifikimit të shenjave të gishtave personi Jorgo Toto dhe Kajmaku është i njëjti person.

Fillimisht Kajmaku i mohoi akuzat, por pas reagimit të organit të akuzës ai u justifikua se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi.

Të fundit