Flash News

KRYESORE

Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari merret i pandehur

Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari merret i pandehur

Merret i pandehur ish-gjyqtari Admir Thanza, pas kërkesës së Prokurorisë.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë akuzohet se fshehu një dënim që kishte marrë në Itali në formularin e dekriminalizimit, gjatë procesit të rivlerësimit nga KPK.

Ai u shkarkua pas zbulimit se në formular nuk ishte përfshirë dënimi, ndërsa gjyqtari i hetimeve paraprake Arben Micko kalon për gjykim dosjen e Thanzës.

Ish-gjyqtari në seancë dëgjimore kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se ai s’ka qenë kurrë i dënuar por ka pranuar dënimin e kunatës.

Të fundit