Flash News

KRYESORE

Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimet për gjyqtarin Admir Thanza

Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimet për gjyqtarin

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Hetimet ndaj gjyqtarit kanë nisur vetëm një ditë pas seancës dëgjimore të në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Pikërisht në këtë seancë, doli në pah edhe fakti se 26 vite më parë Thanza ishte dënuar nga Gjykata e Pizës në Itali me akuzën e vjedhjes, një dënim që ai e ka pranuar, por e ka refuzuar të ketë kryer.

Prokuroria ka nisur hetimet pasi gjyqtari nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në vitin 1999 në Itali dhe se nuk ishte i dënuar më parë.

Dokumenti i dënimit të gjyqtarit u sigurua nga ONM seancën e djeshme në KPK, ndërsa vetë Thanza deklaroi se krimin e vjedhjes e kishte marrë përsipër në emër të ish-kunatës, për të shpëtuar jetën e nipit që në atë kohë ishte dërguar për kurim në Itali.

Sipas tij, nëse nëna e nipit 9 vjeç di të depërtohej në Shqipëri pasi u kap duke vjedhur, atëherë i mituri nuk do të jetonte.

Të fundit