Flash News

KRYESORE

Fshehu pedofilinë, ish-kryepeshkopi australian i shpëton burgut

Fshehu pedofilinë, ish-kryepeshkopi australian i shpëton burgut

Ish-kryepeshkopi australian Philip Wilson, zyrtari më i lartë katolik në botë i cili u gjykua për fshehje të pedofilisë, i shpëtoi burgut. Gjykatësi i lejoi të shërbejë 12 muaj arrest shtëpiak.

Gjykatësi i gjykatës lokale në Njukastël Robert Stone e urdhëroi Wilsonin të mbetet në arrest shtëpiak në shtëpinë e motrës së tij në afërsi të Njukastwlit, në Uelsin e Ri Jugor, së paku gjashtë muaj, dhe më pas do të fitojë të drejtën për lirim të mundshëm, kanë lajmëruar mediet.

Wilson nuk kishte treguar kurrfarë emocionesh kur i është shqiptuar aktgjykimi. Ai ka thënë se motivi i tij ishte mbrojtja e Kishës Katolike, lajmëron  agjencia Australian Associated Press.

Të fundit