Flash News

KRYESORE

Fshehu të dhënat në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria kërkesë KQZ: T'i ndërpritet mandati këshilltarit socialist në Kamëz

Fshehu të dhënat në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamëz, Mirush Dema.

Mësohet se këshilltari Mirush Dema ka fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2014 këshilltari socialist në Kamëz i ka ofruar për t'i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Edhe pse e kuptoi kurthin,  për këtë ngjarje është dënuar. Dënimi iu konvertua në gjobë.

Këshilltari socialist rezulton gjithashtu se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese.

Ndërkohë, mësohet se të mërkurën KQZ do të shqyrtojë verifikimin e thelluar për Mirush Demën.

Të fundit