Flash News

KRYESORE

Fshehu tre vepra penale, Ylli Shehu në kundërsulm: LSI nuk dëmton dot imazhin tim me propagandë politike

Deputeti Ylli Shehu, i cili bëri betimin si deputet disa ditë më parë, ka fshehur një vendim gjykate të vitit 2008, ku dënohej për kontrabandë, falsifikim të dokumenteve dhe të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve.

Ylli Shehu nuk e deklaruar në formularin e dekriminalizimit, gjë që mund t'i kushtojë edhe mandatin, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Mëgjithatë, deputeti ‘dezertor’ i LSI-së deklaron se është i pastër, pasi Ligji i Dekriminalizimit penalizon deputetët e dënuar me burg dhe jo të gjobitur.

Sipas tij, sulmi ndaj tij është me prapavijë politike, dhe lidhet me vendimin për tu bërë pjesë e parlamentit.

Statusi i plotë:

Nuk kam asnjë dyshim që prej ditës kur vendosa të marr mandatin e deputetit, do të kthehesha në shënjestër të sulmit të partisë për të cilën unë bëra fushatë në vitin 2017. Por dua t’ua bëj të qartë që unë kam qenë në Parlament në vitin 2015 kur e kam votuar Ligjin për Dekriminalizimin dhe e di fare mirë kush janë detyrimet e mija si subjekt deklarues dhe se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat.

Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur.  Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte. Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim.

Për të gjithë ata që fërkojnë duart nga kjo situatë, kujtoj se gjobitja është bërë në vitin 2008, dhe në vitin 2015-2017 kur kam qenë deputet, unë i jam nënshtruar verifikimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, dhe kam rezultuar i pastër.

Edhe nëse ky rast do të përbëjë arsye për një rikontroll, shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar me çdo institucion ligjzbatues para të cilëve asgjë s’kam për të fshehur. I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit. Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam.

Të fundit