Flash News

KRYESORE

FSHF-ja në kërkim të pasuesit të Panucci-t, Duka takim me ish-trajnerin e Milanit

Që pas shkarkimit të Panucci-t, Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar kërkimet për trajnerin e ri, i cili pritet të marrë në drejtim Përfaqësuesen kuqezi, për kualifikueset e “Euro 2020”.

Ndërkohë, sipas “Top Channel”, burime nga FSHF-ja kanë konfirmuar se një prej emrave në krye të listës së dëshirave të presidentit Duka është Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Milanit dhe Japonisë.

Gjithashtu, mësohet se Duka do të takojë sot Zaccheroni-n në qytetin e Bolognas në Itali, për të negociuar me të.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare pasi mbarëvajtja e takimit varet edhe nga kërkesat dhe oferta mes palëve.

Nëse ky takim do të mbyllet me sukses, atëherë trajneri italian mund të firmosë një kontratë dyvjeçare për të drejtuar Kombëtaren shqiptare.

Të fundit