Flash News

KRYESORE

FSHF-ja shtyn sërish ndeshjet e Superligës, sezoni fillon me Kupën e Shqipërisë

FSHF-ja shtyn sërish ndeshjet e Superligës, sezoni fillon me

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot axhendën për rifillimin e sezonit dhe ndeshjet e Superligës janë shtyrë.

Drejtuesit në fakt kanë bërë një "shkëmbim" me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, gjithçka do të nis me këtë turne, ku më 23 janar do të luhen të gjitha takimet në të dy grupet, A dhe B.

Ishte programuar që java e 19-të të niste me 20 janar por vendimi dytë shfuqizon të parin, gjithçka do të nis më 25 janar me sfidën Skënderbeu-Partizani. Kjo javë është programuar të ndahet në 3 ditë, më 26 janar do të luhet dy sfida po aq të rëndësishme, Kukësi-Laçi dhe Teuta-Flamurtari. Më 27 janar luhen dhe dy takimet e tjera, Tirana-Kamza dhe Luftëtari-Kastrioti.

Kjo shtyrje e Superligës vjen si një “bonus” për pjesën më të madhe të ekipeve të cilat në pamundësi ekonomike vendosën që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Shqipëri, në kushte aspak të përshtatshme.

Dy ekipet e vetme që zgjodhën Turqinë, Partizani dhe Kukësit janë të detyruar që pas Antalias të rikthehen në Shqipëri për të vijua me fazën përgatitore ku fillimisht duhet të mendojnë për takimet e Kupës.

 

Të fundit