Flash News

KRYESORE

FSHF jep topa dhe fanella për të prekurit nga tërmeti

FSHF jep topa dhe fanella për të prekurit nga tërmeti

Federata Shqiptare e Futbollit sot ka shpërndarë topa dhe fanella për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në stadiumin e Fushë-Krujës aktualisht raportohet se janë strehuar disa familje dhe aty kanë shkuar dy futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit, Lorenc Trashi dhe Alban Hoxha.

“Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga presidenti Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë,ku dhuruan fanella të kombëtares dhe topa për fëmijët.

Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar. Kuqezinjtë improvizuan edhe një ndeshje futbolli me vogëlushët”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.

Të fundit