Flash News

KRYESORE

FSHF ngatërron ditëlindjen e mesfushorit të Kombëtares, e bën dy vite më të madh

Ditën e sotme, mesfushori i talentuar i përfaqësueses kuqezi, Eroz Grezda feston 23-vjetorin e lindjes. Futbollisti që aktivizohet me ekipin kroat të Osijekut ka marrë urime të shumta nga kolegë, trajner dhe fansa.

Një urim në drejtim të Grezdës bëri edhe Federata Shqiptare e Futbollit: “Gëzuar ditëlindjen e 25-të Eros Grezda”, duke e bërë futbollistin 2 vite më të madh.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe FSHF-ja e ka korrigjuar moshën e futbollistit të Kombëtares, duke shkruar "23" por kjo nuk shpëtoi pa u vënë re nga fansat të cilën reaguan me komentet e tyre.

Të fundit