Flash News

KRYESORE

FSHF ‘nuk njeh’ gjuhën shqipe, intervistat tani janë vetëm në italisht

FSHF ‘nuk njeh’ gjuhën shqipe, intervistat tani janë

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një intervistë të sajën me trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci. Kjo intervistë, që vjen pas humbjes zhgënjyese me Ukrainën, ka nxehur edhe më tej tifozët shqiptarë.

FSHF nuk ka gjetur kohën që intervista e Panuccit të përkthehet në gjuhën shqipe. Si personi që drejton pyetjet, ashtu edhe trajneri Panuçcci, flasin gjatë gjithë kohës vetëm në italisht. Intervista nuk është zbardhur në shqip as në faqen zyrtare të federatës, por është publikuar vetëm video.

Me dhjetëra komentues kanë kritikuar FSHF-në për këtë vendim, duke i kujtuar se tifozët nuk kanë për detyrë të mësojnë gjuhën e çdo trajneri të huaj që vjen të punojë në Shqipëri.

Të fundit