Flash News

KRYESORE

FSHF rikonfirmon Panuçin: Nuk po kërkojmë trajner të ri për kombëtaren

FSHF rikonfirmon Panuçin: Nuk po kërkojmë trajner të ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar lidhur me disa lajme të publikuara së fundmi se ky institucion është vënë në kërkim të një trajneri të ri për kombëtaren e futbollit. Nëpërmjet një reagimi, FSHF thekson se këto pretendime janë spekulime dhe lajmeve abuzime.

Institucioni i drejtuar nga Armand Duka garanton se është duke bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Kristian Panuçi.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panuçi për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Të fundit