
Flash News
Me simbolin e shqiponjës, Torino prezanton blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare
Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
Ftesa e Ramës: Ai është kundërshtari për t'u mundur, edhe me dialog. Sidomos me të

Alfred Lela
Edi Rama i ka çuar një letër Lulzim Bashës. Teksti është korrekt, në përgjithësi, dhe u përmbahet, si rrallëherë në komunikimet publike të kryeministrit, një 'protokolli' dhe etike. Edhe pse, bash në fund, Rama e ruan një 'këmbë lope' për kusinë e qumështit, kur e mbyll me fjalët se, e ka 'të vobektë shpresën' se do të marrë një përgjigje pozitive nga kundërshtari politik.
Duam, s'duam, na duhet të konsumojmë dhe të interpretojmë gjestin (apo aktin) e ftesës, pa e gjykuar deri në fund; edhe pse mund të mos e besojmë, në fillim as në fund, thelbin e saj që, (s)mund të shohë nga e mira.
Ftesa e kryeministrit është një dritare e çelur në ditën kur Presidenti Meta mbylli një derë. Kreu i shtetit tha se nuk e negocion dot krizën, pasi Basha e Kryemadhi, as nuk duan të ulen me Ramën në bisedime. Për të mos thënë se, kryeministri, duke marrë mesazhin publik të Metës, po e përdor momentum-in për të thënë 'unë e dua dialogun, por këta jo'. Dhe, se ka një marrëveshje, apo pajtim, mes krerëve të opozitës dhe kreut të shtetit. Atë që shpalli Presidenti, e konfirmon me mungesë vullneti shefi i opozitës.
Be that as it may, thonë amerikanët. Sidoqë të jetë (thonë shqiptarët), kryeministri ka një tjetër trokitje në derë, e cila vjen nga dora e zgjatur e Berlinit. Dy eksponentë të lartë të grupit Kristian-demokrat në Bundestag kanë thënë se janë gati të ndërmjetësojnë nëse palët duan të dialogojnë.
Kryeministri po thotë se është në kërkim të dialogut. Bashës, me gjasë, i duhet të përgatisë një përgjigje që, nëse nuk ka parasysh Ramën, e 'zgjeron pamjen' kah gjermanët; të vetmit që i kanë 'zgjatur litar' pas përpëlitjeve angështuese të opozitës, me një komunitet ndërkombëtar të instaluar në Tiranë që është, de profundis, aneks i qeverisë.
Mes dy palëve qëndron i patjetërsueshëm hendeku i marrëveshjes së 17 majit, të cilin Rama e përmend në trajta beninje në letrën e ftesës për Bashën. Ky i fundit e ka kompleksin e një pakti që, shpëtoi zgjedhjete radhës, por i vrau ato; që e ruajti PD-në nga një rrugë e panjohur, siç është në çdo rast mospjesëmarrja në zgjedhje, por e tkurri atë; që e ktheu një raport politik në idil të perceptuar si personal, e me radhë.
Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, prodhoi në Real Story të Sokol Ballës, të hënën, një kënd interesant të pikëpamjeve të shumta për një pakt të mundshëm Beograd-Prishtinë. Ai tha se, që të nisë dialogu, të dy vendet duhet fillimisht ta njohin njëri-tjetrin, pra Serbia duhet të pranojë ekzistencën e Kosovës sovrane, dhe pastaj të flitet për kufijtë. Përndryshe, për cilët kufij do të ulemi në tryezë, nëse Kosova, në sytë e Beogradit, vazhdon të jetë e pandërprerë nga Serbia? pyeti retorikisht Limaj.
Ndoshta ky kënd duhet përvetësuar edhe nga lidershipi i opozitës. Nëse Rama merr vendin e Serbisë në shembullin e Limajt, duhet thënë se, duke i shtrirë ftesën Bashës, ai e ka njohur "Kosovën' e tij. Pra, ia ka pranuar kauzën, edhe pse në letër përdor 100 marifete dhe 1000 vitrina për t'a bërë inekzistente, apo pjellë të dëshpërimit, përpjekjen opozitare.
Nëse Basha pranon ta shohë 'botën' nga ky kënd, ai duhet të kërkojë mandatin e forumeve të PD dhe të aleatëve opozitarë për t'i thënë 'Po' dialogut. Në tryezë, pasi palët e kanë 'njohur' njëra-tjetrën mund të flitet edhe për 'kufijtë'.
Dialogu nuk ka pse të formatohet 'mes mazhorancës dhe opozitës', por 'mes PS dhe PD'. Që do të thotë, Basha dhe Rama shkojnë si kryetarët respektivë të partive.
Ky është një themel i mirë barazlargësie dhe njohjeje. Kufijtë që mund të dalin nga një fillim i tillë janë të panjohur, por dialogu s'ka pse të jetë.
Dialogu mund të kthehet në mjet për të mundur Ramën. Sepse, në fund të fundit, çfarë janë zgjedhjet veçse dialog. 30 qershori që po përgatit Rama është monologu i tij dhe, ai mund të jetë 'mërzitur' duke folur me veten.
Nuk shkohet larg në pyll duke folur vetmevete, për të trembur frikën. Rruga për te 30 qershori është një pyll i tillë. Aspak frostian.
Të fundit


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38