Flash News

KRYESORE

Ftesa ndaj PD për Reformën Zgjedhore, Hajdari i përgjigjet Gjiknurit: Shtrirja e dorës sa për sytë e ndërkombëtarëve

Ftesa ndaj PD për Reformën Zgjedhore, Hajdari i përgjigjet

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar të pavend ftesën e PS për Partinë Demokratike lidhur me Reformën Zgjedhore.

Dje, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm i reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se sistemi zgjedhor nuk ndryshon pa PD, e cila ka mundësi të ketë përfaqësuesit e saj dhe vëzhgues me të drejtë vote.

Sipas Hajdarit gjatë fjalës në Kuvend, kjo është një ftesë sa për sy e faqe, vetëm për sytë e ndërkombëtarëve.

“Kërkesë e ardhur nga deputeti Gjiknuri, ishte i pavend nga një deputet i vetëshpallur si kreu i komisionit për Reformën Zgjedhore. Këtij komisioni i ka mbaruar mandati më 21 shkurt, pas një viti e gjysmë në funksion, pa dhënë asnjë rezultat.

Ata deputetë që ishin në parlament nuk janë më, keni bërë marrëveshje me ata, jo me opozitën aktuale.

Nëse marrim iniciativë reale me parlamentin sot, erdhi si erdhi puna, tashmë i përket të së shkuarës.

Pa pikë turpi jashtë rregullave të Kuvendit PS i shtriu dorën opozitës, një ftesë që nuk është e sinqertë. Shtirja e dorës është vetëm për sytë e ndërkombëtarëve dhe në esencë këto lloj reformash nuk sjellin ndryshim për votuesit. Reforma e 2008-ës na ka çuar në këtë pikë, ka cenuar demokracinë. Ky komision duhet të mbyllet”, u shpreh Hajdari.

Të fundit