Flash News

KRYESORE

Ftesa nga Rama, reagon Basha: Nuk është koha për shfaqje, as fotografi; Kam propozim me tri pika

Ftesa nga Rama, reagon Basha: Nuk është koha për shfaqje, as

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për ftesën për dialog dhe bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar së fundmi, në sajë të situatës nga tërmeti.

Duke folur nga Durrësi, teksa ka biseduar me banorë të prekur nga tërmeti në lagjen numër 7, Basha tha se nuk është koha për shfaqje, por për veprime të mirëkoordinuara urgjente.

“Gjendja tragjike kërkon angazhim konkret. Në emër të opozitës mbështesim çdo përpjekje të qeverisë që ju vjen në ndihmë këtyre njerëzve në nevojë. Tani nuk është koha për shfaqje, as fotografi as teatër. Është koha për veprime të mirëkoordinuara urgjente.

Po bëjmë çfarë kemi në dorë për të ndihmuar. Tu garantohen njerëzit e prekur nga tërmeti. Thirrja ime ndaj kryeministrit është ta zgjerojë grupin e punës që merret me vlerësimin e banesave. Të behet ky vlerësim sa më shpejt. Propozimi ynë do të detajohet në ditët në vijim”, u shpreh Basha.

Po ashtu, ai i ka drejtuar një tjetër propozim qeverisë, një plan që Basha e ka kategorizuar në tre pika konkrete.

“Është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mirëkoordinuara. Mbrëmë kisha takim me ekspertët e vendit.

Mësova se kemi rreth 500 specialistë për të dhënë kontribut vullnetar.

E para, organizimi i inxhinierëve vullnetarë për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të gjendjes së banesave. Kjo ndikon edhe në qetësimin e banorëve.

E dyta, vlerësimi me urgjencë dhe ndarjen të banueshme dhe të pabanueshme . Të shtohen grupet në terren dhe të shtrihen në zonat e dëmtuara. Mbaron maksimumi për dhjetë ditë.

E treta, të përdoren fuqitë e qeverisë për të anuluar kontratat e oligarkëve, që shkojnë 150 mln dollarë për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë”, tha Basha.

Të fundit