Flash News

KRYESORE

Ftesa për dialog/ Meta vijon takimet me opozitën, kë takoi në vend të Monika Kryemadhit në presidencë

Ftesa për dialog/ Meta vijon takimet me opozitën, kë takoi

Presidenti Ilir Meta vijon takimet në presidencë, pas ftesës për dialog mes palëve për zgjidhjen e krizës politike dhe tri ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, në kushtet kur vetëm mazhoranca do t’i drejtohet kutive të votimit.

Pas kreut të PD, Lulzim Basha, Meta ka pritur në takim edhe përfaqësues të tjetër të partive opozitare. Nga LSI, Meta u takua me nënkryetarin Petrit Vasili në vend të Monika Kryemadhit.

Në një reagim në rrjete sociale, Meta shkruan se ky takim erdhi në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.

Të fundit