Flash News

KRYESORE

Ftesa për 'Sunny Hill Festival' i ka shkuar dhe Bebe Rexhës e Rita Orës, por të dyja kanë refuzuar

Ftesa për 'Sunny Hill Festival' i ka shkuar dhe Bebe Rexhës
Edhe disa ditë na ndajnë nga festivali i shumëpritur në Kosovë, "Sunny Hill Festival" ku do mblidhen emrat më të njohur të muzikës botërore, si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Dua Lipa e shumë e shumë të tjerë. Vjet u ngrit pyetja se pse nuk ftohet dhe Rita Ora e Bebe Rexha dhe asokohe,vetë Dukagjin Lipa dhe Dua u shprehën se në vitet në vazhdim do të ftonin dhe Ritën dhe Beben. Dhe si duket, Duki e mbajti fjalën. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “RTK” babai i Duas ka treguar se Bebe dhe Rita i kanë marrë ftesat, por asnjëra prej tyre nuk i ka pranuar. Nuk dihet nëse refuzimi ka ardhur për shkak të angazhimeve  dhe koncerteve që kanë apo ka arsye personale. Kujtojmë se Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin e ndërsa Bebe Rexha ka marrëdhënie të mira me të dyja këngëtaret.

Të fundit