Flash News

KRYESORE

Ftesa për takim në zyrat e Ministrisë së Financave, Liga e Profesionistëve refuzon propozimin e Fidel Yllit: Kërkesë për takim me Ramën

Liga e Profesionistëve nuk tërhiqet nga 4 kërkesat e saj, duke i kërkuar edhe njëherë qeverisë t’i plotësojë ato ose në të kundër do të vijoji bojkoti pa afat.

Pavarësisht delegimit të Fidel Yllit si përfaqësues i qeverisë për të negociuar me aktorët e Superligës për gjetjen e një zgjidhje, propozimi i parë i deputetit të partisë socialiste për takim në zyrat e Ministrisë së Financave është refuzuar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës, Dritan Kadia.

Në një letër drejtuar Fidel Yllit, sekretari i Ligës, Dritan Kadia thekson se: “kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri. Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.”

Të fundit