Flash News

KRYESORE

Ftesa speciale për deputeten demokrate: Takim me kryeministren britanike

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May, njofton Politiko.al. Hajdari ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Konfrencës së Grave Deputete të Botës që do të mbahet në Londër. Kryeminsitrja May do të organizojë një pritje sot në selinë e qeverisë britanike në 10 Downing Street para hapjes së konferencës, dhe një ftesë ka mbërritur edhe për deputeten demokrate.

Në mbyllje të konferencës dy ditore Hajdari do të ketë një takim edhe me një prej ministrave të kabintetit të May, bëjnë me dije burime afër deputetes demokrate.

Rudina është e bija e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, dhe është zgjedhur deputete në vitin 2017. Ajo ka një diplomë nga Fordham University në New York dhe një Master nga Kings College në Londër. Aktualisht deputetja e re po punon me Doktoraturën që do e mbrojë në Columbia University në New York.

Të fundit