Flash News

KRYESORE

Ftesë opozitës për zgjidhjen e krizës politike në 2020-ën? Rama: Vendi s’ka vakum, por jemi të të gatshëm të ulemi

Ftesë opozitës për zgjidhjen e krizës politike në

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë opozitës jashtëparlamentare një tjetër mesazh se është i gatshme të ulet në tryezë me të për zgjidhjen e krizës politike në vitin 2020.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se vitin edhe me daljen e PD nga Kuvendi, vendi nuk ka vakum, por sërish është i gatshëm për dialog.

“Mendoj që vendi nuk ka vakum për arsye sepse Kuvendi funksionon, ne reformat po i çojmë përpara. Besoj se me prioritetet do i japim shtysë të re fazës së dytë të mandatit për impaktin që do ketë në aspektin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nevojës për të përfunduar një proces të stër-zvarritur të titujve të pronësisë në fshat me ligjin e ri, shërbimet. Brenda 2020 shërbimet do u ofrojnë qytetarëve aplikimin online.

Do ishte mirë që PD të ishte në kuvend , mori vendimin të iki. Kjo tregon se ka dëmtuar vetë PD. Pa dyshim nuk e ka bërë më të mirë jetën politike, por edhe nuk e ka cënuar në pikën e mosfunksionimit. Gjerat funksionojnë, mund të funksiononin më mirë. Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të dëgjojmë, të reflektojmë kur shohim e ka ide pozitive. Ne jemi të dënuar të udhëheqim, jo të presim që dikush të zgjohet nga gjumi”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se "Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime. Por duhet të implementohet rekomandime e OSBE. Këtu s’kemi cfarë të diskutojmë më. Kemi qenë të hapur  të dëgjojmë versionet e çdo pale për mënyrën se si dëgjojmë. Por në zgjedhjet e ardhshme kemi komisionin larg politikës..”

 

Të fundit