Flash News

KRYESORE

Ftohen akoma më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, ndalohen rreptësisht telenovelat

Ftohen akoma më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite janë ftohur akoma më shumë Këtë herë shkak janë bërë telenovelat turke. Rrjeti më i madh televiziv në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, MBC vendosi që të mos transmetojë më asnjë telenovelë turke.

Vendimi është marrë pa dhënë asnjë detaj dhe në rrjetet sociale. Ndonëse ndjekësit e këtyre telenovelave kanë kërkuar përgjigje, MBC ka bërë asnjë komunikim zyrtar.

Turqia është vendi i dytë eksportues i telenovelave në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Shikueshmëria e tyre shkon nga Azia Lindore, Lindjen e Mesme, Mesdhe e deri në Amerikën Latine. Kujtojmë që dy vendet kanë patur përplasje të mëparshme  sa i përket influencë në Lindjen e Mesme.

Të fundit