Flash News

KRYESORE

Ftohja Rama-Bushati; Ministri i Jashtëm “shpallet non grata” në Kryeministri?

Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar ndryshime në qeveri gjatë vjeshtës, por deri më tani kjo stinë ka rrëzuar vetëm Fatmir Xhafajn nga posti i ministrit të Brendshëm, ndonëse jo zyrtarisht raportohet se disa emra të tjerë ministrash janë në ‘listën e pritjeve’.

(Vizita e parë jashtë vendit pas dështimit me negociatat, Rama lë në shtëpi Ditmir Bushatin)

Tashmë nuk është sekret ftohja që ekziston në marrëdhënien e Ramës me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Edhe qëndrimet e fundit të dy zyrtarëve të lartë për ngjarjet në Bularat të Gjirokastrës kanë qenë të ndryshme. Rama është treguar më ekstremist në deklaratat drejtuar Athinës, ndërsa institucioni i drejtuar nga Bushati ka bërë deklarata të kujdesshme dhe që kishin për qëllim uljen e tensioneve.

Ministri Bushati nuk ka qenë sot i pranishëm në Kryeministri as në takimin e zhvilluar me një delegacion të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Takimi kryesohej nga kryeministri Rama, ndërsa të pranishëm ishin ministrat e Financave dhe Mbrojtjes së Sipërmarrjes. Ministria e Jashtme, në vend të Bushatit, përfaqësohej nga zv/ministri Etjen Xhafaj.

Ministri Bushati është shmangur edhe nga pritjet në Kryeministri të zyrtarëve të lartë të huaj. Rasti i fundit është pritja që Rama rezervoi për ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, gjatë muajt tetor, ku në takim mori pjesë zv/ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

(Bushati jashtë takimeve të Ramës dhe Metës me presidenten kroate; i pranishëm zv/ministri nga Kosova)

Edhe pse në Kryeministri, ministri Bushati duket se është shpallur “non grata”, marrëdhëniet e tij kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht me presidentin Ilir Meta. Ndryshe nga sa ndodh në takimet në Kryeministri ku Ministria e Jashtme dërgon zv/ministrat, në takimin që Meta zhvilloi në Presidencë me Princin e Monakos, Albert II, më 16 tetor, i pranishëm ishte vetë Ditmir Bushati.

(Ne emër të kujt flet Bushati për çështjen e Kosovës? Ministri shmang ‘Qeverinë’ nga intervista; në janar mbeti jashtë takimit Rama-Vuçiç)

Të fundit