Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fuga: 12 arsyet pse "minishengeni ballkanik" nuk është si Shengeni i madh evropian
Artan Fuga
Përtej asaj që "minishengeni ballkanik" është një fitore e shkëlqyer e diplomacisë të Serbisë, sikurse është edhe fakti që ajo ka arritur që rreth 15 vende që kishin njohur shtetin e pavarur të Kosovës, t'a kenë tërhequr këtë njohje, ka edhe një problem tjetër.
A ngjan ky "minishengen ballkanik" me Shengenin e madh europian, ose me hapjen e Gjermanisë dhe Francës dhe kapërcimin e rivaliteteve të vjetra të tyre në një Europë të Bashkuar?
"Minishengeni ballkanik" që në formë propagandistike përdor fjalën kyçe "Shengen" kërkon të shitet si Europa e Bashkuar, pra "mini", sikurse janë veturat "mini", pra me të njejtën motorr si veturat "maxi", por "mini", pra në përmasa më të vogla.
Sikurse kemi funde për gra, por kemi edhe "minifunde"!
Një gjë e kësaj natyre!
Mirëpo "minishengeni" ballkanik dhe Shengeni si simbolikë bashkëpunimi europian nuk janë e njejta gjë. E para sepse "minishengeni ballkanik" është ballkanik, pra në kushte krejt të tjera në krahasim me integrimin europian, dhe "mini" pra është një veçim, një njohje e izolimit nga Europa e Bashkuar.
Na krahasojnë me Francën dhe Gjermaninë që kapërcyen rivalitetet dhe luftrat në një Europë të bashkuar.
Pjellë e një arsyetimi naiv i bazuar në analogjinë e thjeshtë të një arsyeje minimale.
- Franca dhe Gjermania ecën në këtë drejtim në kushte krejt të tjera. Ne kemi interes si shqiptarë të shkojmë drejt Evropës së Bashkuar dhe jo të rizhytemi në një det ku shqiptarët që mezi ngritën kokën të fundosen përsëri si minoranca të diskriminuara ekonomikisht, ndofta edhe politikisht.
2. Sepse në Europën demokratike ka mekanizma kontrolli social mbi politikën dhe vendim-marrjen e saj, kurse në Ballkan, i teket një qeveritari dhe bën minishengenin, pastaj bën edhe gjëra të tjera. Pra mungojnë instrumentet politike për një kontroll qytetar çka sjell mosbesim dhe ankth shumë legjitim.
- Në vend të bashkohemi me BE ndërtojmë një bashkësi ballkanike që është një izolim dhe devijim nga rruga e Evropës. Serbia ende nuk të njeh pavarësinë e Kosovës,pra midis shqiptarëve dhe pjesës tjetër në Ballkan ka probleme sovraniteti. Kurse Franca dhe Gjermania nuk kishin të tilla mes tyre.
- Në vend të hapemi në fillim ndaj Kosovës dhe pastaj të shohim si zgjerohet bashkëpunimi më tutje, ne braktisim Kosovën, vendosim taksa rrugësh, dhe hapemi ndaj një vendi që nuk e njeh fare Kosovën si shtet?
- Përgjithësisht sllavët shohin gjeopolitikisht drejt një poli tjetër ushtarako-politik , e drejta e tyre, dhe shqiptarët nuk kanë të ardhme jashtë orientimit drejt Perëndimit, Natos, BE. Kurse Franca dhe Gjermania ecën drejt Bashkimit Europian duke qenë pjesë e të njejtin grupim politiko-ushtarak si NATO. Cfarë do të ndodhi nesër kur Shqipëria në Nato do të gjendet në një bashkësi që mund të jetë dhe ka qenë edhe me njësi shtetrore kundër kësaj aleance?
- Nuk duhet të harrojmë se në Ballkan shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë ekonomikisht më të dobët, pra kanë nevojë t'a mbrojnë ekonominë e tyre, dhe se ne e kemi forcën gjeopolitike te Perëndimi. Mjafton të shohësh eksport - importet e Shqipërisë dhe t'i krahasosh ato me të Serbisë konstaton disbalancime që do t'i paguajmë shumë shtrenjtë sepse janë në disfavorin tonë. Kuptohet jo për fajin e Serbisë por tonin. Deritani është një marrëdhënie krejt asimetrike me tregun e BE që na ka shkundur, nesër kësaj do t'i shtohet edhe marrëdhënia ekonomike asimetrike me Serbinë ku prodhuesit shqiptar të lënë në mëshirë të fatit do të konkurrohen edhe më egër dhe pa asnjë mbrojtje doganore.
- Për të hyrë në BE konsultohen me referendume popujt kurse qytetarin shqiptar kush e pyeti? Jo vetëm qytetarin, por as Kuvendin, as partitë politike, as elektoratin.
- Gjermania dhe Franca gjetën atë rrugë të hapësirave të përbashkëta europiane kur brezi i tretë i tyre pas krimeve të luftës të nazizimit mbi popujt u fashitën disi nga historia, pra kur deshën t'i japin fund historisë të dhimbëshme. Kurse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vrarë me njera tjetrën, sepse drama është zhvilluar në Kosovë. Prandaj edhe nën shembullin e Gjermanisë dhe të Francës, hapjen duhet t'a bëjë dhe ta pranojë fillimisht Kosova, sepse atje është bërë krimi kolektiv. Sepse midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur luftë!
- Përmendet De Goli dhe Adenaueri, ndonëse nuk di nëse ata që e bëjnë këtë të kenë lexuar kujtimet dhe shkrimet e tyre. Kush është nga këta që janë tani në Ballkan Adenauri dhe De Goli, ku janë grupet e biznesit që e nisën këtë bashkim në Europë, ku është industria e çelikut, sikurse filloi gradualisht integrimi në Evropë, ku është komuniteti i fuqishëm hebre që e ngjizi hapjen e vendeve që përmenden dhe i vuri fre nacionalizmit, ku janë pendesat për krimet e luftës nga e cila kaloi paqja dhe hapja gjermano-franceze? Kurse në Ballkan me paqendrueshmëri lidershipi politik zgjidhjet janë shumë të përkohëshme prandaj asnjë marrëveshje nuk ka besë nëse nuk ka mbështetjen e hapur, të qartë, të prerë, konkrete, të aleatëve tanë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara dhe Europa e Bashkuar! Përndryshe hyjmë në aventura që as dreqi nuk ua di fundin!
- Franca dhe Gjermania erdhën kaq gradualisht me sprova besimi dhe mirëbesimi te Shengeni duke kaluar nga Traktati i Romës, nga zgjerimi hap pas hapi, nga Mastrichti, kurse ne direkt e te Shengeni që është hapi më i pjekur në hapjen e Europës.
- Franca dhe Gjermania në histori kanë pasur përgjithësisht fe të njejta dhe vlera e tradita që në rrënjë kanë qenë pjesë e të njejtit civilizim. Kurse shqiptarët dhe sllavët në Ballkan për shkak të historisë kanë njohur drejtime identitare në vlera shumë të ndryshme. Nuk bëj etnocentristin për të deklaruar se vlerat e mia janë më të mira sesa ato të tjerëve, por dallimet kulturore, fetare, historike në Ballkan janë shumë të rëndësishme sesa gjetiu. E ka studjuar njeri se cili është ndikimi i tyre?
- Franca dhe Gjermania hynë në një bashkëpunim europian ku BE krijoi edhe Komisionin si një organ ekzekutiv i përbashkët, si një lloj "qeverie" e përbashkët, krijuan parlamentin europian dhe të tjera struktura të përbashkëta. Do të kemi ne në minishengenin ballkanik një "qeveri" dhe "parlament" të përbashkët me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë?
Këto janë dallime që na e shkulin së paku arsyetimin analogjik, i cili e paraqet minishengenin ballkanik si BE i vogël, si "fundi" me "minifundin", sepse po të jetë për hapje në Ballkan edhe unë jam, jam shumë, sigurisht, për paqe jo për luftë, për tregti, për komunikime, për mirëkuptim dhe jo për izolime, për t'i lënë pas plagët e së kaluarës dhe parë përpara, por jo për t'i harruar, sigurisht, për një ballkan që si gjithë Europa dhe në Europë në shekullin e 21 të jetë pa kufij, pa urrejtje, me mirëkuptim, madje edhe pa politikanë.
Cfarë ëndërre e bukur që ja vlen t'i përkushtohesh!
Por, këto vlera janë qëllime shumë të mira kurse hapat drejt tyre duhet të realizohen me kujdes, me platforma të studjuara, me konsensus politik!
Sepse në vend të shkojmë në Bruksel, përfundojmë vetëm në Beograd!
Kujdes sepse në vend të shkojmë si Ballkan të gjithë bashkë drejt Evropës të bashkuar kthehemi pas te "federata panballkanike" e Dimitrovit, te "bashkimi musolinan", te "bashkimi doganor" I Enverit dhe Titos, te "aleanca ushtarake shqiptaro-jugosllave" e viteve 70, dhe në rastin më të keq te "Shqipëria si republikë e shtatë", por sigurisht me emër tjetër!
Historitë me "koçi xoxe", me "nako spiru" nuk duam t'i përsërisim!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38