Flash News

KRYESORE

Fuga: Një dekret a projektligj edhe kur është i gabuar, nuk përbën shkelje të Kushtetutës

Akademiku Artan Fuga hedh poshtë zërat se dekreti i presidentit Ilir Meta i firmosur një ditë më parë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është kushtetues.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga thekson se një dekret ose projektligj edhe kur është i gabuar, nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

“Vetëm juristët dhe juristet e dështuar të shkollës të Vishinskit nuk e kuptojnë dot kurrsesi këtë!

O mjerë ne për ata!

Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i ç’dekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk e shkel Kushtetutën. Edhe sikur te supozohet se ai e ka pasur gabim. Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po te jete kështu edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa here Gjykata Kushtetuese ja ka hedhur poshtë ndonjë projektligj të inciuar nga qeveria. Pra presidenti edhe po gaboi ne ndonjë dekret ai është kurdoherë brenda frymës së kushtetutës që parashikon pikërisht si kushtetues edhe korrigjimin e akteve normative e juridike brenda funksionimit të kuadrit kushtetues!”, shkruan Fuga.

Të fundit