Flash News

KRYESORE

Fuga për debatin me oligarkët, “Çfarë na jepni në një dorë, mos na e merrni me tjetrën”

Fuga për debatin me oligarkët, “Çfarë na jepni

Akademiku Artan Fuga, është përfshirë në debatin për oligarkët  dhe i kërkon kryeministrit Rama të jetë pak më korrekt ekonomikisht pasi  ato që ai thotë, sipas Fugës, nuk kanë kuptim.

“Kjo është pa kuptim fare në ekonomi o shokuuuuuu! Se nëse lekët që m'i jep për pagë, a pension, a për fakirllik, poqese m'i merr me dorën tjetër, më ke rrejt dhe më ke shujt”, thotë Fuga.

Në një status në facebook Fuga shkruan se nëse ulet taksa mos të ulet buxheti publik se pastaj ta nxjerr nga hundët.

“Edhe kur ul taksën si premton, mirë ma ul, por ama mos thuaj se do të ul edhe buxhetin publik, se pastaj ma nxjerr nga hunda”, vazhdon Fuga.

Postimi i plotë:

Cfarë na jepni me një dorë, mos na e merrni me tjetrën!

Ju lutem pak më korrektë kur arsyetoni ekonomikisht! Unë e kuptoj Kapitalin e Marksit nuk e keni lexuar, i vështirë shumë ai, ju dhemb koka, por as Rikardon, lëre pastaj Kejnesin, ose po të doni Ëalrace, a Hayek! Dakord, lexoni Ushtarin e mirë Shvejk!

Por mos na thoni lemerira që nuk ka dashamirës që i ha!

Rrit pagën?

Kjo është pa kuptim fare në ekonomi o shokuuuuuu! Se nëse lekët që m'i jep për pagë, a pension, a për fakirllik, poqese m'i merr me dorën tjetër, më ke rrejt dhe më ke shujt!

Paguan taksa tre herë më shumë oligarkët - thotë!

Po ja mo shok e ke thënë vetë, di ekonomi apo ja fut kot? Domethënë kanë fituar së paku tre herë më shumë!

Edhe kur ul taksën si premton, mirë ma ul, por ama mos thuaj se do të ul edhe buxhetin publik, se pastaj ma nxjerr nga hunda!

Kategoritë e ekonomisë janë një sistem në ekuilibër dhe nuk raportohen kështu, sepse kthehen në propagandë për idiotët pastaj!

Mos na ofendoni si idiotë kështu se nuk ka pikë lezeti!

Ja e thotë kaq me mjeshtëri edhe Klotilda Kola te projekti TikTok corruption Albania, i ndërmarrë nga MediaLook Center, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim!

M'i jep lekët, dhe pa i marrë akoma m'i rrëmben me dorën tjetër dhe më le në shi, se më thuaj paguaj drita, ujë, ilaçe, shkolla, etj., dhe ne si qytetarë na rroftë paga që na rrit a taksa që na ul, a ku e di unë!

Ju lutem mos na trajtoni si imbecilë!

Të fundit