Flash News

KRYESORE

Fuga për filmat e komunizmit: Mos t’i biem samarit kur s’kemi çfarë t’i bëjmë gomarit. Kultura e sotme, shkatërrim dhe propagandë idiote.

Fuga për filmat e komunizmit: Mos t’i biem samarit kur s’kemi

Idea e shkrimtarit Agron Tufa për ndalimin e transmetimit të filmave të komunizmit ka ngjallur polemika të zjarrta pro dhe kundër, si në media, ashtu dhe në rrjetet sociale.

Vetëm pak minuta më parë, akademiku Artan Fuga ka reagyar për këtë debat, duke thënë se kjo histori i ngjan asaj shprehjes, “kur s’ke ça i bën gomarit, i bie samarit”. Sipas Fugës, njerëzit e lumtur qeshin me të kaluarën dhe nuk kanë problem të shohin filmat e të shkuarës.

“Nostalgjia e së kaluarës është si psiqika njerëzore individuale. Njeriu i lumtur sot qesh me të kaluarën, kurse njeriu i trishtuar gjen qetesi duke qarë mbi varre! Kultura e sotme prodhon shkatërrim dhe është një propagandë idiote! Kjo i bën njerëzit të shohin filmat e kaluar dhe ushqen nostalgji ndonjëherë.

Mos t'i biem samarit se nuk kemi çfarë t'i bëjmë gomarit!

Në një universitet në Paris para disa vjetësh programi kulturor për mijra studentë ishin filmat sovjetikë. Askush nuk çante kokë për të kaluarën si rikthim, por i ndiqnin si shkon njeriu në një amfitetarër gladiatorësh për ta vizituar jo me dëshirën për ta ngrënë luanët e dikurshëm, por për t'a ndjerë të kaluarën pa dashur të njehsohet me të”, shkruan akademiku Fuga.

Të fundit