Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fuga publikon listën me dëmet që do shkaktojnë zgjedhjet pa opozitën: Shqipëria po bie në humnerë, mos thoni se nuk ju thamë
Akademiku Artan Fuga ka publikuar një listë me demët e pallogaritshme që do të shkaktojë organizimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri pa pjesëmarrjen e opozitës. Duke mos u ndaluar se kujt i përket përgjegjësia politike për këtë krizë, Fuga është përqëndruar te një analizë tjetër, që merret me problemin më thelbësor, pasojat që do i shkaktohen qytetarëve dhe shtetit me zgjedhje të llojit monist.
Akademiku paralajmëron se Shqipëria po bie në humnerë dhe kërkon nga palët politike që të shohin dëmet që po i shkaktojnë vendit.
Reagimi i plotë i Artan Fugës
Lista e dëmeve (copë 20)
të pallogaritshme, por të pritshme të zgjedhjeve vendore pa opozitë
---------
Unë nuk po i hyj këtu një analize për të gjetur përgjegjësitë politike të ndokujt.
Sigurisht nuk është aq e vështirë për t'a bërë atë lloj analize. Por, jo medoemos është analiza e vetme.
Problemi është tjetër, edhe më thelbësor.
Ku po shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje? Nëse elektorati opozitar nuk paraqitet në kutitë e votimit? Nëse na dalin 61 bashki ku partitë qeveritare të jenë përfaqësueset e vetme të vullnetit elektoral. Me një fjalë ku po shkojmë nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e partive politike opozitare?
Pasojat do të ishin:
- Këshilla bashkiake pa këshilltarë opozitarë, çka do ta degradonte edhe më tej pushtetin lokal anë e mbanë vendit, madje më keq sa edhe çfarë ai është.
- Veç faktit që vendi është me President pa kompetenca të vërteta pushtetore, honorifik, pa gjykatat e veta si sistem i plotë, me parlament të shkrehur, do të kemi edhe një pushtet lokal, i cili nuk do të ketë parametrat minimale të një demokracie, sepse nuk do të jetë pluralist.
- Kriza e bllokimit të demokracisë shqiptare do të institucionalizohej në mënyrë të pakthyeshme sepse për disa vite rresht këshillat bashkiake dhe bashkitë do të qendronin në këtë situatë. Kjo për faktin se zgjedhjet bashkiake nuk do të mund të përsëriteshin më pas disa muajsh, ose edhe një kohe më të gjatë.
- Ndarja midis popullit shqiptar do të kthehej në një vijëndarëse e dukshme dhe jo thjesht politike, por edhe institucionale. Njera pjesë e kombit do t'i njihte institucionet bashkiake kurse pjesa tjetër jo. Përçarja pra do të ishte institucionale. Nga kjo pikëpamje nuk do të kishim as parametrat e Konferencës të Pezës në 1942 dhe jo më të një demokracie moderne!
- Do të kishim 62 kryetarë bashkie me legjitimitet pushtetar të kontestuar dhe të dyshuar. Sepse edhe komisionet zgjedhore pa opozitën do të ishin krejtësisht të pabesueshëm.
- Do të thyhej institucionalisht edhe miti i demokracisë si pluralitet alternativash në pushtetin lokal te brezi i ri që ka lindur dhe rritur me ëndrrën se po shkon drejt një Shqipërie demokratike.
- Shtohen rrisqet që administratat bashkiake të bëjnë shërbime të diferencuara për elektoratin që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe atë që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Kjo do të nxiste genocidin politik në pushtetin lokal!
- Shqipëria do të pësonte një goditje vdekjeprurëse në imazhin e saj në Europë dhe në botë duke qenë i vetmi vend në planet me pushtet lokal të formësuar qysh në origjinë si pushtet monist.
- Vulosja e një pushteti lokal monist do t'a bënte të pakthyeshme dhe do t'a mbyllte cdo dialog të mëvonshëm midis klasës politike shqiptare për t'u rikthyer në rrugën e normalitetit institucional. Do t'a kthente krizën politike të sotme nga një krizë konjukturore në krizë strukturore.
- Do ta mbyllte mundësinë për ballafaqimin midis alternativave të kundërta në administrimin e proceseve urbanizuese, të shërbimeve sociale, të taksave lokale, të ekologjisë, etj. Pushteti lokal do të kthehej thjesht në një vegël edhe më të thjeshtëzuar të pushtetit qendror seç është deritani.
- Do të krijohej precedenti i zgjedhjeve pa alternativë opozitare që do ta përdorte në vazhdimësi cdo diktator kokëkrisur e çdo aventurie në të ardhmen.
- Do të rrezikonte mbijetesën e partive opozitare, por edhe të partisë në pushtet, të parat me rrezikun e shuarjes, e dyta me rrezikun e kthimit në një bandë të inkriminuar nga shkelja e neneve dhe frymës të Kushtetutës!
- Partnerët dhe aleatët tanë do t'a konsideronin këtë gjendje si "normale" për rastin shqiptar, pra do të shpallej se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet.
- Nëpunësit lokalë do të ishin si mbi gjemba dhe do të kishin vështirësi për t'iu kushtuarve detyrave të tyre. Shkalla e korrupsionit te ata do të arrinte maja të papara.
- Shumica e papërfaqësuar në këshillat bashkiake do të ishte disa herë më e madhe sesa përfaqësimi i elektoratit proqeveritar atje. Demokracia edhe në planin e vlerës të brendshme do të kishte marrë goditje vdekjeprurëse.
- Parti pothuajse fantazmë dhe pa elektorat, me kryetarë të dështuar, të rreshtuara në krah të partisë qeveritare do të fryhen e mbufaten duke u hequr si parti politike të vërteta, do të marrin pushtete duke iu imponuar partisë socialiste me presion. Ja a nuk ja shiti partisë social demokrate akademinë e shkencave partia socialiste?
- Një pjesë e elektoratit opozitar që ka vende pune në pushtetin lokal do të mbetet e papunë dhe energjia destruktive antiqeveritare do të rritet duke rrezikuar destabilizimin e pakthyeshëm të vendit. Krimi lokal do të rritet jashtë mase.
- Pushteti qendror do të duhet të merret edhe më në mënyrë hierarkike dhe të çentralizuar se derimësot me pushtetin lokal duke mos ditur se ku e ka kokën, cilat janë prioritetet dhe administrimi i vendit do të shkojë në rrëpirë!
Ja lista e dëmeve parë me ftohtësi dhe me neutralitet shkencor!
T'i thërrasim mendjes sa nuk është vonë!
Lërini o politikanë iftaret dhe urimet për Bajramin. Nuk i presim nga ju! Sepse janë hipokrite, për vota. Pra, bien ndesh me frymëzimet e një feje pa politizëm.
Shihni përrballë dëmet që po shkaktoni! Cfarë janë dëmet e tërmetit në Korçë përballë dëmeve dhe shkatërrimeve të këtij tërmeti politik! Asgjë!
Mos thoni se nuk ju thamë!
Sepse nuk ka kush ju thotë!
Universitetet si qendra të dijes kombëtare janë nën thundrrën e bordeve të politizuara. Nuk flasin ato!
Akademia e shkencave nuk flet se nuk ka kush flet atje, kurse drejtimi i saj është krejtësisht politik.
Nuk flet sepse fle!
Shoqatat nuk flasin sepse duan të marrin fonde!
Mos dëgjoni budallenjtë!
Shqipëria po bie në humnerë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38