Flash News

KRYESORE

Fuga pyetje PD-së: Sa orë të duhen të reagosh ndaj “sulmit mikrobiologjik” që Shahini i bëri Universiteteve

Fuga pyetje PD-së: Sa orë të duhen të reagosh ndaj

Artan Fuga bëri një reagim në rrjetin social Facebook, ku kërkon reagimin e Partisë Demokratike pas planit të qeverisë për rikthimin e studentëve në universitete. Fuga shprehet me doza ironie, duke ngritur pyetjen se sa kohë i duhet PD-së për të reaguar ndaj asaj që ai e quan “sulm mikrobiologjik” që ministria bëri në kundërshtim me autonominë universitare.

“Tani po pres reagimin e departamentit të shëndetit publik të partisë demokratike! Pasi ka kërkuar sigurimin e jetës të fasonëve duke kërkuar të ndalojë puna pa kushte atje, të shohim sa orë e ditë i duhen për të reaguar ndaj sulmit mikrobiologjik që ministria e arsimit në kundërshtim me autonominë universitare, kundër ligjeve në fuqi, pa krijuar asnjë kusht dhe dhënë asnjë mbështetje çon rininë studentore dhe pedagogët drejt një rrisku masiv e drame kolektive, me pasoja të mundshme kombëtare, pa argument, dhe duke rikthyer udhëzimet për mësimin në distancë!

Rinia dhe inteligjenca shqiptare universitare po bëhen kavie të një eksperimenti bakterologjik a mikrobiologjik, po i cojnë drejt një rreziku me pasoja genocidare, dhe departamenti i shëndetësisë ende nuk po reagon! A ka më ndonjë doktor atje! Cudia e madhe! Apo ndofta do të kemi një reagim andej nga Viti i Ri”, thotë Fuga.

 

 

Të fundit