Flash News

KRYESORE

Fuga: Të shkarkohet Kuvendi i Shqipërisë, ngjall panik si tërmeti

Akademiku Artan Fuga deklaroi se nëse Komisioni i Venecias nuk deklaron se presidenti Ilir Meta duhet shkarkuar, atëherë duhet shkarkuar Kuvendi i Shqipërisë.

Në një status në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se parlamenti është bërë shumë i dëmshëm, madje i ngjall panik edhe me tërmetin. Ai rikujtoi se e kishte thënë më herët se kreu i shtetit nuk e ka shkelur Kushtetutën, pasi edhe po gaboi, është kurdoherë brenda frymës së Kushtetutës.

“Po qe se Komisioni i Venecias nuk deklaron se Presidenti Meta duhet shkarkuar, atëherë duhet shkarkuar Kuvendi i Shqipërisë!

Duhet shpërndarë!

O Zot sa i dëmshëm është bërë!

Çfarë më kanë zënë sytë atje, mos u tregofshin se ngjall panik si me tërmetin!

Duhet pyetur Venecia gjithsesi se sa është shkalla e paaftësisë në Kuvendin e Shqipërisë që duhet shkrirë një orë e më parë!”, shkroi Fuga në Facebook.

Të fundit