Flash News

KRYESORE

“Fullani u arrestua me prova shumë herë më të dobëta se ato që u publikuan kundër Tahirit”

“Fullani u arrestua me prova shumë herë më të

Ergys Mërtiri, sociolog dhe filozof, shprehet se ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u arrestua ndonëse provat kundër tij ishin shumë herë më të dobëta se ato që janë bërë publike kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Mërtirit, ka vetëm një përgjigje të arsyeshme pse i njëjti standard nuk po zbatohet edhe për çështjen ‘Tahirit’; faktet që ish-ministri i Brendshëm ka në dorë dhe që mund të dërgojnë pas hekurave edhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Reagimi:

Kur u arrestua Fullani provat ishin shume here me te dobta se keto qe kemi pare per Tahirin. Fullanin e arrestuan pse, ne institucionin qe ai drejtonte, kishte ndodhur nje vjedhje, per te cilen nuk kishte asnje cerek fakti qe te mund ta lidhje me guvernatorin. E megjithate te gjithe e duartrokiten arrestimin e Fullanit dhe askush nuk kerkoi prova.

Sot kur ka nje sere elementesh qe krijjojne indicie te forta per te hetuar dhe kur ka arsye te forta per te menduar se i pandehuri Tahiri mund te ndikoje mbi hetimin duke qene jashte, te gjithe u bene cinike duke i kerkuar prokurorise te provoje paraprakisht fajsine, pa filluar mire hetimi!

Provat ne fakt nuk i gjykon aspak Parlamenti, por gjykata dhe pretendimet e Parlamentit per mungese provash, jane pretekste per te mos lene Prokurorine dhe Gjykaten te beje punen e vet.

Pyetja shtrohet: Perse e nuk po e shet Rama Tahirin, sic ka bere me vendosmeri me Fullanin, Shukriun dhe te gjithe te tjeret ne te tilla raste? Perse po merr mbi supe koston e kesaj damke qe mund t'i kushtoje rende qeverise?

Ka vetem nje pergjigje te arsyeshme: Sepse Tahiri eshte i forte dhe ka shume fakte me te cilat mund ta marre me vete Ramen ne burg. Keshtu, qeveria ka hyre ne nje beteje te deshperuar sofizmash, per te mbrojtur bashkebanditin e saj, si e vetmja menyre per te mbajtur veten ne kembe.

Gazetari përgënjeshtron Ramën: Për njërin prej prokurorëve të çështjes ‘Tahiri’, lobove që të vendosej në atë pozicion

Të fundit