Flash News

KRYESORE

Fundi i "Game of Thrones" e ka tronditur aq shumë Kit Harington sa po rehabilitohet për stresin dhe emocionet negative

Pas thuajse një dekade, ka përfunduar shfaqja televizive më e ndjekur e të gjitha kohëve "Game of Thrones". Fundi i këtij seriali ka tronditur të gjithë fansat, të cilët e kanë kthyer në një ndër shfaqjet më të komentuar në rrjetet sociale.

Por tronditja nuk ka ndodhur vetëm tek fansat por edhe tek vetë aktorët. Një ndër ata që e ka përjetuar më shumë fundin e ngjarjeve të "GoT" është aktori kryesor, Kit Harington, i cili ka luajtur personazhin e "Jon Snow".

Në një deklaratë nga publicistja e tij për "Entertainment Weekly", thuhet:

“Kit ka vendosur të përdorë këtë pushim si një mundësi për të kaluar një kohë në qendrën e mirëqenies për të punuar në disa çështje personale."

EW ka konfirmuar një raport të New York Post se ylli i "Game of Thrones", po bën një "rehabilitim luksoz për stresin dhe përdorimin e alkoolit."

"Aktori britanik është duke kaluar stërvitje psikologjike, duke praktikuar meditim të kujdesshëm dhe terapi kognitive të sjelljes për të luftuar stresin dhe për t'u marrë me emocionet negative në objektin, i cili kushton mbi 120,000 dollarë në muaj".

Një "mik" i aktorit shtoi se fundi i një dekade të shfaqjes  "me të vërtetë e goditi Kit shumë fort" dhe bashkëshortja e tij, aktorja Rose Leslie, "është jashtëzakonisht mbështetëse".

Të dielën, u transmetua në HBO "The Last Watch", ku Harington qau kur mësoi për herë të parë fundin e  shfaqjes, ku karakteri i tij, Jon Snow, do të vriste aktoren kryesore Daenerys Targaryen, që e luan aktorja Emilia Clarke.

Të fundit