Flash News

KRYESORE

Fundi i Nicolas Maduro? SHBA dhe Brazili njohin Juan Guaido president të ri të Venezuelës

Fundi i Nicolas Maduro? SHBA dhe Brazili njohin Juan Guaido president të ri

Në Venezuelë, regjimit të instaluar nga Hugo Chávez dhe i pasuar te Nicolas Maduro, duket se po i vjen fundi. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të njohë Juan Guaidó si president të ri të Venezuelës.

Guaido është aktualisht kryetar i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe udhëhoqi protestat opozitare kundër presidentit Maduro. Ai betua së fundmi si president i përkohshëm dhe kërkoi nga ushtria që të mbështesë zgjedhjet e lira në Venezuelë.

Vendimit të Uashingtonit i është bashkuar edhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili deklaroi se mbështet “politikisht dhe ekonomikisht tranzicionin drejt demokracisë dhe paqes sociale në Venezuelë”.

Kolumbia, Peruja, Paraguaji, Ekuadori dhe Kosta Rika janë shtetet e tjera latine që kanë njohur Juan Guaido si president të Venezuelës. Ndërkohë, Meksika ka njoftuar se "për momentin" njeh Maduron si president.

Situata ekonomike në shtetin e pasur me naftë është një nga më të këqijat në botë. Inflacioni arriti verën e kaluar gati në 100%, ndërkohë që masat e ndërmarra nga presidenti Maduro nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Të fundit