Flash News

KRYESORE

“Fundjavë Ndryshe” fillon punimet për qendrën më të madhe humanitare në Ballkan

“Fundjavë Ndryshe” fillon punimet për qendrën më

Nisi si një nismë modeste për të ndihmuar të varfrit në fundjavë dhe prandaj mori dhe emrin “Fundjavë Ndryshe” dhe sot është zgjeruar aq shumë dhe ka shqiptarë kudo anë e mbanë botës që kontribuojnë për të varfrit në Shqipëri.

Tashmë, “Fundjavë Ndryshe” do të ketë qendrën e saj e cila do të jetë më e madhja në Ballkan dhe këtë njoftim e ka dhënë vetë themeluesi i këtij fondacioni, Arbër Hajdari.

“Të nderuar Miq,

Shumë i lumtur të njoftoj fillimin e punimeve për Qendrën më të madhe humanitare në Ballkan “Fundjavë Ndryshe”.

Kjo Qendër multifunksionale do të shërbejë për grumbullimin e të gjithë llojeve të ndihmave, sistemimin dhe shpërndarjen në të gjithë trojet shqiptare.”, ka shkruar Arbri në postimin e tij në Facebook.

Të fundit