Flash News

KRYESORE

A funksionoi drejtësia për Fran Frrokaj? Basha përmend emrat e kryebashkiakëve që abuzojnë me detyrën

A funksionoi drejtësia për Fran Frrokaj? Basha përmend emrat e

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për median u pyet për vendimin e marrë sot nga gjykata për kryebashkiakun demokrat të Lezhës Fran Frrokaj.

Gjykata i dha ‘arrest shtëpie’ Frrokajt dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, ndërsa Basha u shpreh se drejtësinë e ka në dorë gjykata dhe se e rëndësishme është të veprohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë.

Basha kërkon përgjigje dhe për kryebashkiakë të tjerë të implikuar në raste abuzimesh, që sipas tij, drejtësia nuk ka vepruar për to.

“Unë mund të them këtë gjë. Nuk kam marrë kurrë përsipër të jap vlerësimet e mia për vendimet e gjyqësorit. Por mund t’ju them që drejtësi është ajo që vepron në mënyrë të barabartë në raste të barabarta. Pse nuk është arrestuar Elvis Roshi? Veliaj po tjetërson pronë publike bashkë me Ramën. Po favorizohen inceneratorët e Ahmetaj të Fier. Pse nuk vepron drejtësia në këtë rast. Ky është shqetësimi”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati shtoi se Edi Rama po kujdeset për varkën që po përmbytet me në krye Saimir Tahirin.

Të fundit