Flash News

KRYESORE

Fuoristrada del nga rruga në Fushë-Krujë, plagosen rëndë tre të rinj

Fuoristrada del nga rruga në Fushë-Krujë, plagosen

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi u përfshinë në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur herët këtë mëngjes, rreth orës 04.30 minuta, pasi fuoristrada me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore në aksin Fushë-Krujë-Krujë, pranë fshatit Kamberas.

Sipas të dhënave të para, të plagosur kanë mbetur Ilir Gega (shoferi) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi.

Është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve për t’i nxjerrë të plagosurit nga makina, dhe aktualisht janë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e sinjalistikës.

Të fundit