Flash News

KRYESORE

Fuoristrada u përplas me bordurën e karburantit, ndërron jetë në spital njëri prej të plagosurve

Fuoristrada u përplas me bordurën e karburantit, ndërron

Ndërron jetë në spital njëri prej tre të plagosurve, që u përfshinë në një aksident në aksin Fushë-Krujë-Krujë mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave më të fundit, Altin Vogli nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë, Ilir Gega (shoferi) dhe Dorjan Hifi janë në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, fuoristrada me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti, pranë fshatit Kamberas.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e sinjalistikës.

https://politiko.al/fuoristrada-del-nga-rruga-ne-fushe-kruje-plagosen-rende-tre-te-rinj/

Të fundit